Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Patriarku serb hyri në vend pa kontroll, jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare në Mal të Zi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka dhënë dorëheqje shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç në Mal të Zi, pasi  patriarku serb Porfirije ka hyrë në vend pa u kontrolluar.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç.

albsig

“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqjen  për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Tëitter.

Kujtojmë që dje u nënshkrua marrëveshja themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Marrëveshja u nënshkrua në ora 10:00 në Podgoricë pa asnjë njoftim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve. Bëhet e dije se marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri malazez Dritan Abazoviç dhe patriarku i PSC-së Porfirije. Marrëveshje e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Disa dhjetëra qytetarë u ngritën në protestë pasi janë kundër kësaj marrëveshje dhe janë mbledhur në godinën ku u firmos edhe kjo kontratë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img