Hapësire reklamuese

Bota

Patriarku katolik i Jeruzalemit thirrje Hamasit: Më merrni mua dhe lironi fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
Patriarku katolik i Jeruzalemit thirrje Hamasit: Më merrni mua dhe lironi

Patriarku katolik i Jeruzalemit, kardinali Pierbattista Pizzaballa, u ofrua të sakrifikohej në mënyrë që Hamasi të lironte 199 pengjet që mban në Gaza.

“Më mbani peng mua dhe lironi ata që keni rrëmbyer”, është shprehur kardinali Pierbattista Pizzaballa.

Gazeta "Jerusalem Post" raporton se kardinali Pierbattista Pizzaballa e ka bërë këtë koment në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve në Itali. Përfaqësuesi i Papa Françeskut në Tokën e Shenjtë shprehu gatishmërinë për të shkëmbyer veten me fëmijët e rrëmbyer nga grupi terrorist i Hamasit.

"Unë jam gati për një shkëmbim, çdo gjë që ju kërkoni. Vetëm silleni fëmijë në shtëpitë e tyre.  Nuk ka problem. Ka vullnet absolut nga ana ime”, theksoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese