Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Patriarku Bartolomeu: Kisha ruse, bashkëfajtore në krimet e kryera në Ukrainë

Lajme të ngjashëm

Lideri shpirtëror i besimtarëve orthodhoksë në mbarë botën tha sot se Kisha Orthodhokse Ruse është bashkëfajtore e krimeve të luftës të kryera në Ukrainë.

Deklarata e fortë e Patriarkut Bartolomeu vjen pas qëndrimeve të Patriarkut rus Kirill, i cili më herët ka deklaruar se e bekon luftën në Ukrainë.

Edhe në vitin 2019, Bartolomeu deklaroi se Kisha ruse po përdoret nga autoritetet si një instrument për objektivat e tyre strategjike.

“Kisha dhe udhëheqja shtetërore në Rusi bashkëpunuan në krimin e agresionit dhe ndanë përgjegjësinë për krimet që rezultuan, si rrëmbimi tronditës i fëmijëve ukrainas”, tha ai në një konferencë të mbajtur në parlamentin e Lituanisë.

Patriarku Ekumenik është i vendosur në Stamboll dhe shihet si “i pari midis të barabartëve” në Kishën Ortodokse, e cila ka rreth 260 milionë ndjekës në mbarë botën, rreth 100 milionë prej tyre në Rusi.

“Kisha nënë e Kostandinopojës është e gatshme të ndihmojë fëmijët e saj në Ukrainë dhe Rusi edhe një herë, siç ka bërë në shumë raste në të kaluarën”, tha ai.

Më shumë