Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili njoftoi dorëheqjen nga politika.
Ai thotë përmes një shënimi në rrjete sociale, se gjithnje e ka pasur kundërshtar, por kjo nuk e pengon që të shprehë respektin për këtë vendim fisnik të tijin ditën e sotme, në 30-vjetorin e PS-së.
TË DISH TË IKËSH ËSHTË MERITË
E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit.
Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit.