Hapësire reklamuese

Politikë

Patozi për largimin e Dumës: Ç’po ndodh në PD që deputetët po ikin, ngjasojnë me shqiptarët që largohen nga atdheu pa kthyer kokën

Shkruar nga Newsbomb
Patozi për largimin e Dumës: Ç’po ndodh në PD

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas dorëheqjes së Grida Dumës nga  posti i deputetes.

Ai shkruan se lajmi nuk është largimi i tyre, por arsyeja se përse po largohen këta deputetë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Patozi shkruan se çfarë po ndodh në PD që deputetët po largohen me “tufa”.

Postimi i plotë i Patozit:

LAJMI ËSHTË PSE PO IKIN

Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e "Alibashës".

Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa.

Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa.

Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese