Hapësire reklamuese

Politikë

Patozi njofton koalicionin e MADH: Garojmë në 14 maj krah nismës Thurje dhe LZHK, gati edhe për parlamentaret

Shkruar nga Newsbomb
Patozi njofton koalicionin e MADH: Garojmë në 14 maj krah nismës

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka njoftuar se BD do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit, në koalicion me nismën “Thurje” dhe partinë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK).

Ai tha se synon këshillat bashkiakë,duke shtuar gjatë një interviste në “Report Tv” se kjo është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron si më të rëndësishme.

“Disa forca politike që kanë ngjashmëri mund të bashkojnë forcat e tyre dhe të kandidojnë me një listë të përbashkët duke pasur synim këshillat bashkiak, dhe duke mos gjetur dakordësi me palëve të PD të kenë edhe synim edhe maxhoritarin. Të rigrupohen që të japin një ofertë tjetër ndryshe nga Foltorja apo pala tjetër kundërshtare, dhe më shumë se në këto zgjedhje do jetë më e rëndësishme.

Jemi në diskutime që ky koalicion të jenë gati sa më shpejt. Ne gjejmë pika të përbashkëta me LZHK dhe ‘Nismën Thurrje’ dhe ne mund të konkurrojmë dhe të gjejmë një rezultat të rëndësishëm duke i hapur rrugën një poli tjetër opozitar që nuk besojnë të qeveria dhe as opozita. Nëse do arrijmë një marrëveshje, pritshmëritë tona do të rriten dhe me siguri dhe rezultati do jetë domethënës.

Brenda këtyre zgjedhjeve të riorganizohemi dhe disa forca me vlera të përbashkëta mund të bashkëpunojnë që të maksimalizojnë rezultatin që mund të arrijnë në mënyrë që t’i japim shqiptarëve që nuk janë dakod me qeverinë, por që nga ana tjetër nuk shkojnë në të njëjtën valë me Foltoren apo PD, që të kenë një adresë tjetër që të përfaqësohen denjësisht në këto zgjedhje dhe pas tyre në zgjedhjet parlamentare që janë më të rëndësishme.”, u shpreh Patozi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu