Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Patozi mbështet protestën: Studentët kundër pazareve të pista politike, sistemi duhet përmbysur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar protestën e studentëve në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa.

albsig

Patozi shprehet se protesta e të rinjve është pozitive, ndërsa e quajti një revoltë ndaj situatës politike në Shqipëri

‘Shpresoj që frutet e kësaj proteste mos të jenë vetëm për tarifat apo përmirësimi i kushteve të konviktete, po të ketë peshë sociale. Kjo protestë ishte reagim intuitiv, nuk ishte organizim i mirëfilltë për të arritur në këtë pikë. Është një akumulim i një revolte që është kthyer në ortek’ tha Patozi, ndërkohë që shtoi se refuzimi i politikës është ashtu si për opozitën edhe për mazhorancën, duke pretenduar se duan të sjellin një dhjetor të dytë.

‘Shqiptarët sot janë të mërzitur nga shfrytëzimi i lirisë nga një kastë, ata po kërkojnë goditjen e sistemit. Shqiptarët kanë sot nevojë për një shtet të së drejtës, për një shoqëri ku mund të zgjedhësh e zgjidhesh lirisht. Ne po shkojmë duke e përkeqësuar sistemin e të zgjedhurit. Studentët sot nuk protestojnë vetëm për tarifat e larta, por për atë që i pret pasi të mbarojnë universitetin.

Ata janë sot një model për t’u ndjekur. Ata që kritikojnë studentët duhet të bënin si ata, prandaj të lihen të qetë. Ata duhet ta vendosin. Ata kanë refuzuar dhe opozitën, rast unikal. Nuk duan të bëhen pis nga politika. Qeverinë dhe opozitën larg. I konsiderojnë së dyja si pjesë të problemit dhe jo si zgjidhje.

Pazari i fundit i pistë politik i Ramës dhe Bashës, ai i para zgjedhjeve, u bë në sy të mbarë publikut dhe sigurisht që studentët këtë. S’mund të pranojnë këtë sistem që i serviret. PD është pjesë e problemit. Se kjo bindje e studentëve është kundër tyre. Kanë arritur në përfundimin që ky sistem politik duhet përmbysur,” tha Patozi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img