Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Patozi kalon çdo limit: Lulzim Basha është qen i rrahur përballë Edi Ramës, do fitojë kosheren por pa bletë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë emisionit “Kjo Javë”, në News 24, ish nënkryetari i Partisë Demokratike, dhe aktualisht një kunfështarëet më të ashpër të liderit Lulzim Basha, Astrit Patozi ka hedhur akuza tejet të forta në drejtim të tij. Patozi është shprehur se nëse Lulzim Basha, rizgjidhet në krye të PD-së, ai do të jetë kryetar i një “koshereje pa bletë”. Me këtë deklaratë Patozi paralamëron dhe një braktisje të mundshme të PD-së në një të ardhme. Por kjo gjë gjithsesi mbetetet për tu parë.

“Unë nuk kam shumë qejf të flas me nëse. Nuk duam të lejojmë që 22 korriku të jetë kurorëzimi i një farse të tillë. Por nëse kjo do të jetë e pamundur, edhe pse kemi ende kohë për ta ndalur, atëherë kjo do të jetë ditë shumë e zezë për PD, Shqipërinë, dhe politikën në tërësi, pasi do të jetë humbja e shansit për të pasur një opozitë reale dhe demokratike. Në raste se kjo do të ndodhë Basha do të marrë në dorë çelësat e kosheres, por bletët nuk do të jenë më aty. Në rast se do më besohej mua, apo do pyetesha unë se çfarë opozitë duhet të bënte PD, unë do isha i prirur që PD të ishte lokomotiva e opozitës, siç i takon të jetë. Edhe pse me fitoren e Bashës, kjo gjë është e vështirë të ndodhë. Më vjen keq ta them por Basha është qen i rrahur përballë mazhorancës aktuale, përballë Ramës në veçanti. Dhe kjo e bën të pamundur që ai të jetë korifeu i opozitës. Kam frikë se një gjë që nuk e bën dot PD me Bashën në krye, do ta bëjnë të tjerët. Nuk është rastësi që Rama e ka identifikuar LSI si opozitë dhe jo PD.  Ne kemi humbur 200 mijë bletë në zgjedhjet që lamë pas. Pra kemi humbur mbi 30 % të kosheres. Nëse thika do çohet edhe më tej, pra Basha ta çojë përçarjen e PD edhe më keq, aty do të mbetet vetëm selia por jo demokratët. Demokratët e zhgënjyer nuk do të merren më me politikë, apo do të angazhohen më forca të tjera, dhe kjo do të sillte shkatërrimin e PD. Sado e fortë të jetë selia apo çelësat nuk e forcojnë dot partinë, PD është forcë, inspirim, vokacion, cilësi që Basha nuk i ka”, u shpreh Patozi gjatë emisionit. 

Më shumë


spot_img









spot_img