Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Patozi ironizon me kërcënimin e Salianjit: Ka thënë se do dorëhiqet nëse kthehet Berisha, tani e kuptoj mirë Lulin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ironizon deputetin demokrat Ervin Salianji pas lajmeve në media ku aludohet se ky i fundit ka kërcënuar me lënien e mandatit nëse në PD rikthehet Sali Berisha.

Patozi vijon më tej ironinë, duke theksuar se “para këtij fakti besoj që edhe vetë Sali Berisha mund të ndryshojë qëndrim dhe mund ta stopojë lëvizjen e vet kundër Bashës”.

Shkrimi i Patozit:

TANI E KUPTOJ MË MIRË LULIN…

Deri dje më dukej pak i çuditshëm guximi i Lul Bashës për të përjashtuar Sali Berishën, megjithë presionin e fortë amerikan për ta vrarë më në në fund “babain” e vet politik, si kushtin e vetëm që të shpëtonte lëkurën e vet.

Por sot jam i qartë se nuk ka pasur rrugë tjetër, ngaqë nuk dija këtë kërcënimin e tmerrshëm të Salianjit, që mund të jepte dorëheqjen në rast se Basha nuk do t’i bindej Uashingtonit. Sepse ai nuk të fal në këto raste, madje edhe kur brohoriti para dy vjetësh në krah të Lulit për djegien e mandateve, pikërisht këtë gjë kishte parasysh, besnikërinë e panegociueshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Tani që e mora vesh, nuk kam më asnjë dilemë se Luli nuk ka pasur nga t’ia mbajë dhe ka marrë vendimin e duhur. Se çdo gjë mund të justifikohet sot për Partinë Demokratike dhe për opozitën, por dorëzimi i mandatit të deputetit nga Salianji do të ishte i papërballueshëm.

Para këtij fakti besoj që edhe vetë Sali Berisha mund të ndryshojë qëndrim dhe mund ta stopojë lëvizjen e vet kundër Bashës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img