Hapësire reklamuese

Politikë

Patozi: Fatin e PD e cakton gjykata! Ja çfarë do të ndodhë nëse i jep ose jo të drejtë Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Patozi: Fatin e PD e cakton gjykata! Ja çfarë do të ndodhë

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se fatin e Partisë Demokratike do ta përcaktojë Gjykata e Apelit.

Sipas tij, nëse gjykata i jep të drejtë Sali Berishës, pjesa “rrebele” e deputetëve do të duhet të krijojnë një formacion të ri politik. Por nëse gjykata vendos kundër Berishës, sipas Patozit, kjo do ta vështirësonte edhe më tepër rrugëtimin politik të ish kryeministrit.

Patozi tha se Berisha synon t’i afrojë pranë vetes një nga një, deputetët rrebelë që bojkotuan kuvendin e tij.

Pjesë nga deklarata e Patozit në News24:

Ka pasur një ndryshim statutor për ta lënë një derë hapur. Është në vizionin e Berishës për t’i marrë një nga një këta rrebelët. Ai e dinte që disa do të mungonin, por s’e ka dit që do mungonin aq shumë. Dhe ky është një sinjal i keq për Berishën, se tregon që plaga është shumë e thellë. Jam i bindur që Berisha është shumica e PD, e provoi edhe në zgjedhjet e 6 marsit, por është e pamjaftueshme, përfaqëson militancën e asaj partie, e cila edhe vetë nuk ia del të mbajë partinë në këmbë dhe jo më të ndalë edhe qeverinë. Nuk ka asnjë mundësi që Sali Berisha si udhëheqës i foltores, shumica e PD sot është foltorja. Puna është ku të çon, e arrin objektivin e demokratëve për rotacion? Unë them që jo. Ndaj them që fati i PD do të varet nga vendimi i Gjykatës, do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë në PD. Nëse vendos në favor të Berishës, këta që mbeten jashtë nuk kanë mundësi tjetër veç se të formojnë një formacion të ri politik. Nëse do të ndodhë e kundërta, që sigla t’i mbetet pjesës së deputetëve, kjo do t’ia vështirësonte shumë Berishës rrugëtimin e vetë politik. Se do ta fuste në një konflikt juridik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll