Hapësire reklamuese

Aktualitet

Patentat shqiptare tashmë do të njihen edhe në Moldavi

Shkruar nga Newsbomb
Patentat shqiptare tashmë do të njihen edhe në Moldavi

Tashmë patentat shqiptare do të njihen edhe me shtetin e Moldavisë. Vendimi u mor këtë të hënë nga Këshilli i Ministrave.

Marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit të Shqipërisë dhe të Moldavisë u maritua në parim ndërmjet Këshillit të Ministrave shqiptarë dhe moldavë. Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi duke nisur nga dita e sotme.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhej në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese