Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Patenta i ka skaduar prej vitit 2016, Lulzim Basha ‘në telashe’ dhe për zgjedhje, Doracaj: I ka SKADUAR karta e identitetit që në 2019!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8d566fd2e62ff9792378356a3c174906 scaled

Kreu i PD Lulzim Basha ka nisur fushatën për të kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit, për të sjellë në Shqipëri atë që ai e quan ndryshim të nevojshëm dhe nxjerrjen e vendit nga “balta ku e ka ngecur Edi Rama prej 8 vitesh”.

Por, teksa kërkon votat e qytetarëve për të dhe PD-në, Basha duket se do të ketë dhe vetë probleme sepse karta e identitetit i ka skaduar, ose do të zgjedhë të votojë me pasaportë.  Edhe bashkëshortja e tij Aurela Basha, nuk voton në Shqipëri që nga viti 2004 sepse është shtetase holandeze.

Mësohet se karta e identitetit të Lulzim Bashës ka skaduar që më dhjetor 2019 dhe prej 2 vitesh kreu demokrat lëviz pa asnjë mjet identifikimi. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, në një intervistë në media, i ka bërë thirrje kryetarit të PD Lulzim Basha, të rinovojë mjetin e tij të identifikimit.

 “Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të parëve përfaqësuesve politikë, liderëve politikë. Në dijeninë time ka ende lider politikë pa dashur të përmend emra që ende nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor dhe kanë një dokument biometrik më shumë se dy vjet të skaduar. Nëqoftëse drejtuesi politik nuk përmbush vetë i pari këto detyrime, çfarë do përcjelli tek pjesa tjetër”, deklaroi Doracaj.

Vetëm pak ditë më parë në media doli dhe skandali i patentës së kreut të PD. Aurela Basha publikoi foto teksa Basha ishte në drejtim të automjetit për të shijuar një fundjavë jashtë Tiranës, por newsbomb.al siguroi një foto ekskluzive e cila tregonte se Lulzim Bashës i kishte skaduar patenta prej datës 22.12.2016.

Basha jo vetëm udhëton me makinë pa patentë, por bën thirrje për të votuar në zgjedhje kur vetë as kartë identiteti nuk ka.

Lexo edhe: E SKADUAR prej viti 2016, Lulzim Basha NUK KA patentë!

Më shumë

spot_img
spot_img