Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Pasuria e kryebashkiakëve nga Xhelal Mziu te Sotiraq Filo, kush siguroi 8 shtëpi brenda vitit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Duke iu referuar Open Data, rubrikës ‘Para dhe Pushtet’, Shqiptarja.com publikon pasuritë për vitin 2016, të disa prej kryebashkiakëve që drejtojnë njësitë më të mëdha vendore.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, për vitin 2016, përpos pagës dhe ç’regjistrimit të një makine, deklaron se i ka marrë borxh vëllait 900 000 lekë. Në deklarata të mëparshme, Mziu ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 92 m2, Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë, ndërtimin e katit të dytë të shtëpisë, 9 000 euro kredi bankare për blerje veture tip Peugeot etj. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Korçës,

Sotiraq Filo, si pasuri të paluajtshme, për të gjitha vitet, deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe trualli 352 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 100.5 m2, në Korçë, me vlerë 12 792 250 lekë, me pjesë 50%. Për vitin 2016, Filo deklaron pagën e tij, të bashkëshortes dhe lëvizje në 16 llogari bankare.

Fiqiri Ismaili

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, deklaron dhjetëra mijëra dollarë të ardhura vjetore, kryesisht nga bizneset dhe pagat e familjarëve. Për vitin 2016, kryebashkiaku demokrat deklaron pagën si kryebashkiak 808 668 lekë, 1 270 000 lekë nga qiraja e dyqanit, 6 000 000 lekë tërheqja e divident tek Agroblend nga bashkëshortja, 8 457 381 lekë të ardhura nga shit-blerjet online nga bashkëshortja, 1 418 400 lekë paga e bashkëshortes Hava Ismaili, 10 000 euro paga e djalit tek Agroblend, 501 600 lekë paga e djalit tjetër, 3 737 656 lekë të ardhura nga shitje pasurie etj. 

Për vitin 2016, Fiqiri Ismaili nuk deklaron të ardhura të reja të paluajtshme, por në deklaratat e mëparshme ai ka deklaruar tokë arë 5 632 m2 në Prezë, tokë arë 5 000 m2 në Prezë, serë për prodhim fidanësh 3 000 m2, në Prezë, truall ndërtimi 1 600 m2, tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, 5 000 m2, 4 000 m2, ndërtese dykatëshe 829.4 m2, truall ndërtimi 2 457 m2, vreshtë 2 000 m2, tokë arë 3 004 m2, apartament 177.73 m2, apartament 106.86 m2, apartament 145.35 m2, dyqan 170 m2, bodrum 120 m2, apartament 88 m2, apartament 40 m2 etj. 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img