Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pastrimi i Shqipërisë, Rama paralajmëron bizneset: Jo më thasë të zinj në kazanë! Policia e Shtetit të monitorojë çdo metër katror

Shkruar nga Newsbomb
Pastrimi i Shqipërisë, Rama paralajmëron bizneset: Jo më

Kryeministri Edi Rama ka folur nga një aktivitet në Pyllin e Sodës në Vlorë, ku ka prezantuar planin për pastrimin e Shqipërisë nga mbeturinat.

Rama tha se pastërtia do të jetë prioriteti i prioriteteve të mandatit të tretë qeverisës, ndërsa paralajmëroi edhe bashkitë, për të cilat tha se ligji parashikon edhe sanksione në rast të kundërt.

Bizneset në bregdet, tha kryeministri Rama, nuk duhet të krijojnë më pika të jashtëligjshme të hedhjes së mbetjeve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shqipëria e pastër është prioriteti i prioriteteve i këtij mandati të tretë. Kur flas për përfshirje, nuk kam parasysh vetëm ata që i bashkohen fizikisht, por edhe ata që janë të lirë, në punën e tyre, në lëvizjen e tyre dhe janë ndotësit. Të gjithë këto plehra këtu nuk i ka sjellë një forcë e mbinatyrshme, as mbetje arkeologjike, por janë një ndotje e vazhdueshme e të gjithë neve së bashku. Sikur secili nga ne të mos e hedhë atë shishe plastike teksa shkon në makinë. Apo sikur secili që kalon disa orë nën hijen e pishave, t’i marrë me vete ato mbetje, atëherë ne nuk do të turpëroheshim.

Mua më bën shumë përshtypje duke qenë se i ndjek vazhdimisht qytetarët në rrjetet sociale, që kur vjen puna për të bërë komente të gjithë janë ambientalistë, por kur vjen puna se sa pak ata janë ambientalistë me fjalë por jo me vepra, secili duhet të kthehet nga vetja. Të jesh patriot do të thotë të mbash pastër vendin tënd, atdheun tënd. Ky plan është një plan që buron nga shumë mësime të këtyre viteve, situata kudo, ka qenë shumë më keq disa vite më parë. Por është shumë keq krahasuar me si ishte dhe si duhet të jetë.

Por përtej turizmit, kjo ndotje dëmton ekonominë kombëtare, dëmton edhe mirëqenien e gjithësecilit. Patjetër që dëmton edhe shëndetin. Një shishe plastike do 1000 vjet që të tretet. Dhe prania e miliona e miliarda mbetje të tilla mbi tokën tonë është sëmundje. Është kancer që ne e mbjellim dhe e ushqejmë vetë. Fjalët të gjithë i dimë, çështja është çfarë duhet të bëjmë.

Ky nuk është një aksion, por është një plan sistematik, ku si fillim do të pastrohen të gjitha pikat e nxehta, dhe pastaj do të garantojmë që të mos rikrijohen. Nuk është hera e parë që bëjmë aktivitete të tilla. Kemi dalë për të pastruar, por kjo duhet të jetë hera e fundit që pasi ne pastrojmë, në pak javë gjendja rikthehet atje ku ishte. Ne e kemi bërë shumë të qartë dhe jemi në rrugën e zbatimit të asaj që unë e kam thënë në programin e qeverisë së re. Asnjë bashki nuk do të lejohet të bëjë asgjë tjetër, nëse nuk garanton të gjitha burimet financiare për pastrimin. Për herë të parë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka kostuar sa i kushton çdo bashkie për pastrimin. Askush nuk do të lejohet të krijojë pika të tjera grumbullimi. Për kryetarët e bashkive, për këtë ligji parashikon sanksione.

Ndotja e madhe që i bëjnë bizneset, hotelet, restorantet, të cilat i hedhin mbetjet duke krijuar pika të paligjshme. Nuk do të lejohet më asnjë biznes në bregdet, që nuk do t’i nxjerrë plehrat e veta të paketuara në pikën e caktuar. Dhe bashkitë në fund të ditës duhet të garantojnë mbledhjen e të gjitha mbetjeve, nuk do lejohen thasë të zinj në kazanë, sepse janë për konsum individual, kazanët me 4 thasë të zinj nga bizneset dhe mbushen. Dhe e fundit, është e patolerueshme që policia e shtetit të qëndrojë jashtë kësaj nevoje jetike të vendit dhe kombit tonë. Policia e Shtetit me ligj është autoriteti që mbron territorin e Shqipërisë. Është e pajustifikueshme që në sytë e policisë së shtetit mbushet një sipërfaqe pylli me 3 mijë metra katrorë në sytë e policisë së shtetit, dhe askush nuk e shikon. Këto janë akte kriminale ndaj mjedisit. Uroj shumë që në këtë proces të bashkohen sa më shumë njerëz, por uroj që të gjithë ata që nuk bashkohen, dhe janë në të drejtën e tyre, të mos ndosin vetë. Ta mendojnë dy herë, kur lëshojnë për tokë, hedhin nga dritarja e makinës, lënë pas, në një piknik mbetjet e tyre, duke u dhënë shembullin më skandaloz dhe kriminal dhe fëmijëve të tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll