Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pastrimi i parave, kryeprokurori Çela: Lufta e vështirë! Ka mungesë komunikimi mes organeve ligjzbatuese, krimi zgjedhor mbetet çështja e ditës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokurori Olsian Çela thotë se lufta e prokurorisë ndaj pastrimit të parave mbetet e vështirë, kjo edhe për shkak të mungesës së komunikimit sipas tij, ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe atyre të administratës.

Çela tha se në fokus të punës së prokurorëve janë rastet e pastrimit të parave, por çështja e ditës mbetet “krimi zgjedhor”.

Çela tha pas një vizite në Prokurorinë e Vlorës se ka kërkuar nga prokurorët të kryejnë hetime të shpejta për krimet zgjedhore.

“Për sa i përket krimit zgjedhor, është një prioritet i ditës, i është kërkuar prokurorive në rang vendi të kenë një hetim të shpejtë. U është kërkuar prokurorëve që në kohë optimale t’i përfundojnë sa më shpejt këto hetime.

Sa i përket pastrimit të parave, mbetet një shqetësim real dhe konstant, ka qenë në vëmendje të punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Për fat të keq shohim që ka mungesë komunikimi me agjenci të ndryshme ligjzbatuese dhe organe të ndryshme të administratës publike. Ka vend për t’u përmirësuar nga të gjitha agjencitë, prokuroria do të bëjë punën e vetë.

Për sa i përket krimit në tërësi apo veçanti, fenomenet e krimit të organizuar janë në qendër të prokurorisë së Elbasanit por edhe prokurorive të tjera. Është e vështirë të hetohet krimi i organizuar dhe plotësisht pastrimi i parave, por e rëndësishme është që prokurorët të kenë përgjegjësinë për punën. Unë mendoj që aktualitet i ditës sot është krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale”, deklaroi kryeprokurori Çela.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img