Hapësire reklamuese

Politikë

Pastrimi i parave, Basha: Shqipëria në “listën e zezë”, jo vetëm nga kriminelët, por edhe politikanët

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i opozitës, Lulzim Basha sulmoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se favorizon kriminelët për të pastruar paratë e drogës.

Basha tha se ky fakt bazohet edhe në raportin e DASH kur e renditi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve që pastrojnë paratë e pista, nga trafiku i drogës.

“Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan.

Qeveria amerikane hartoi listën bazuar si vend kryesor ku bankat bëjnë trasaksione parashë që përfshijnë shuma të mëdha nga trafiku ndërkombëtar i narkotrafikantëve. Në gusht 2017 kishte tjetër raportim. Indeksi i Bazelit e renditi vendin një ndër tre vendet kryesore me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave në Europë.

Janë me qindra milion euro të prodhuara nga droga në duart e kriminelëve që duan të qarkullojnë dhe t’i pastojnë këto para. Nuk ka dyshim se koncesionet që jep Rama dhe emrat e koncesionarëve fshihen nga parajsa fiskale, mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Kontratat i negocion dhe i mban të fshehta.

Paraja e pistë përzë paranë e ndershme, edhe në Shqipëri po largohet e ndershme, pasi prej 4 vitesh nuk ka investime të huaja.

Paratë nuk i pastojnë vetëm kriminelet, por edhe politikanët që marrin para nga kriminetët.

Për katër vjet me rradhë ai u kërkoi shqiptarëve të qeshnin me akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis dhe trafikohej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis. Edi Rama ulej me fshatarët dhe i pyeste me shaka c’thotë kanabisi. Edi Rama u tha shqiptarëve që të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant.

 Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi. Depërtimi i krimit në ekonomi duhet ndalur tani. Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të”, u shpreh Basha.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu