Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

PASTRIM PARASH i grupeve kriminale, sekuestrohen 344 MILION EURO në kriptomonedha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Londrës ka sekuestruar një sasi rekord parash në kriptomonedha, si pjesë e një hetimi për pastrim parash të grupeve kriminale.

Policia Metropolitane njoftoi sekuestrimin e plot 210 milion euro në kriptomonedha këtë të premte. Ndërsa vetëm dy javë më parë u sekuestrua një tjetër shumë e madhe prej 133 milion euro në kriptomonedha.

Policia tha se ky është sekuestrimi më i madh i kriptomonedhave që ata kanë bërë ndonjëherë, dhe ndoshta sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në të gjithë botën.

Një zëdhënës i policisë londineze tha se gjithnjë e më tepër, grupet kriminale po përdorin kriptomonedhat për pastrimin e parave.

Një femër 39-vjeçare u arrestuar me akuzat e pastrimit të parave lidhur me sekuestrimin prej 210 milion euro në crypto.

Ndonëse në pjesën më të madhe kriptomonedhat garantojnë anonimitet, kjo nuk i ka ndaluar qeveritë “të fusin duart” për të kryer sekuestrime apo arrestuar keqbërës që kanë aktivitet në këtë fushë.

Më shumë




spot_img








spot_img