Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Pastori rrëfen mes lotësh si i shpëtonte vajzat nga trafikimi: E fsheha njërën në makinë bashkë me të ëmën, tani është bërë gazetare në…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pastori Paulin Vilajeti ka ndarë një moment të dhimbshëm kur ai ndihmonte vajzat që të largoheshin nga fshati për t’u shpëtuar bandave që kërkonin t’i trafikonin jashtë Shqipërisë.

Mes lotësh ai tregoi se bëhet fjalë për vitin 1997, kur fsheu në makinë një vajzë bashkë me nënën e saj dhe personi që donte ta rrëmbente, e ndaloi furgonin e Paulinit në rrugë.

Fatmirësisht pastori kishte reputacion të mirë në vend dhe nuk ngacmohej nga bandat, kështu që u la të kalonte duke shpëtuar kështu dhe vajzën në fjalë.

“Ka qenë koha më e dhimbshme e gjithë shërbesës sime si pastor në Kuçovë se e kanë marrë tek shtëpia. Në atë kohë, grupe të ndryshme kriminale gjenin se kush ishte vajzë e bukur në qytet dhe vetëm e njoftonin se në cilën orë do vinin ta marrin. Njoftonin familjet dhe nuk kishin frikë nga asgjë. Po flasim për vitin 1997. Unë kam qenë i njohur në atë kohë dhe në grupet kriminale dhe në njerëzit që kanë pasur halle të tilla. Kam marrë makinën, kam marrë vajzën dhe e kemi shtrirë në makinë për t’i nxjerrë jashtë nga qyteti. Ato grupe të armatosur kontrollonin gjithë qytetin. Kur e pashë këtë vajzën, nuk e di… Vajzat i nxirrnim jashtë qytetit dhe i çonim në fshatra ku mendonim se ishin më të sigurt tek të afërmit e tyre ose i sillja deri në Tiranë. Privilegji i asaj kohe ishte se të gjithë kriminelët më njihnin se isha pastor. Më kanë kërcënuar vetëm një herë, më kanë grabitur makinën, por jo për këtë shkak. Ma rikthyen pas 2 orësh, por është një situatë që shteti nëse do t’i rikthehet asaj kohe, do bënte një nga gjërat më të mrekullueshme sepse janë zhdukur njerëz. Historinë e njërës e di dhe është mirë lavdi zotit. Është bërë një gazetare e famshme në Britaninë e Madhe. E kam marrë bashkë me nënën e saj në furgon, kanë qenë të shtrira në makinë dhe na ndaloi në rrugë personi qe donte ta grabiste dhe më tha: Ti Paulin qenke? Më tha Kalo kalo”, rrëfeu Pastori Paulin Vilajeti në Top Channel.

Më shumë

spot_img
spot_img