
Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar këto momente në Tiranë nga sektori i krimit ekonomik.
Të paktën 40 persona janë shoqëruar deri tani në Tiranë, Farkë, Vorë dhe Kashar, ndër ta edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar se kanë abuzuar me detyrën apo kanë ndërhyrë në strukturën e ndërtimeve që kanë pësuar dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit.
Mes të shoqëruarve është Bardh Plaku, ish-kreu i komunës Farkë, Besnik Fuçia, ish-kryetar i Komunës së Farkës, ish-shefi i urbanistikës në Vorë, Luan Beta si dhe arkitektet A.Harxhi e Stela Maze.
Urdhër ndalimet janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës që nisi hetimet menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. Deri më tani janë ekzekutuar 35 urdhër ndalime, ndërsa policia po punon për identifikimin e vendndodhjes dhe shoqërimin e 5 të tjerëve.
Një operacion i ngjashëm me 17 të arrestuar, 10 prej të cilëve u lanë të lirë nga gjykata, u zhvillua pak ditë më parë në Durrës.
Lista e të arrestuarve deri tani:
Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Stela Maze, arkitekte
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo
Zhaneta Tagani
Muhamed Felahi
Ndoc Pepkola
Hekri Disho
Situata te Drejtoria e Policisë së Tiranës, familjarë të të shoqëruarve janë mbledhur pranë hyrjes