Uragani “Irma” u qetësua, por pasojat që la pas janë të panumërueshme, në Florida dhe në të gjitha vendet që preku.
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në ishujt Keys të Floridas. Midis viktimave ishin edhe 6 pacientë të një azili të moshuarish ditën e djeshme, në afërsi të Hollywood. Ndërkohë policia ka filluar hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të moshuarve në azil.
Autoritetet vendase kanë njoftuar se vazhdojë operacionet e kërkim-shpëtimit për të humburit, që mund të kenë mbetur nën rrënojat e shkatërruara nga uragani, raporton CNN.
Sakaq, në Shtetet e Bashkuara janë mbledhur me dhjetëra milionë dollarë në një program televiz, për tu ardhur në ndihmë vendeve të prekura nga uragani “Irma” dhe “Harvey".