Hapësire reklamuese

Rajoni

Pasojat e tërmeteve në Greqi, rreth 900 shtëpi janë të pabanueshme

Shkruar nga Newsbomb
Shtepi e shembur nga termeti ne Greqi

Tërmetet që goditën Greqinë këtë javë kanë lënë pas dëme të mëdha materiale, pasi deri më tani nga inspektimi i autoriteteve kanë dalë 898 shtëpi të pabanueshme.

Zonat e Larisës dhe Elasonas u goditën ditën e enjte nga dy tërmete të fuqishëm me magnitudë 6.2 dhe 5.9 ballë të shkallës Rihter.

Por autoritetet janë shprehur se do të ketë edhe shembje të tjera të spitaleve, shkollave dhe kishave që kanë pësuar dëme të mëdha në strukturë.

Drejt zonave më të goditura janë dërguar çadra për të ndihmuar njerëzit që kanë mbetur të pastrehë, ndërkohë që po punohet për të riparuar problemet në shtyllat elektrike, pasi shumë zona kanë mbetur pa energji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu