Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pasojat e post Covid-19, flet mjekja psikiatre: 1 në 3 persona vuan nga gjendja e ankthit dhe depresionit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5bdf07f9cd5da3c55a5f0d80c42ed1b0

Mjekja psikiatre Arjana Rreli foli ditën e sotme për pasojat që të lë koronavirusi, ku u shpreh se 1 në 3 persona që kanë kaluar Covid-in vuajnë nga gjendja e anthit dhe depresionit.

Rreli tha se pasojat e koronaviriusit lidhen drejtpërdrejtë me simptoma psikiatrike, siç janë çrregullimet e gjumit, të përqendrimit, të kujtesës,m por më kryesorja është gjendja e depresionit.

“Ka një lidhje të drejtpërdrejtë të mekanizmave të infektimit që ky virus shkakton në organizëm dhe pasoja e tij, me pasojat e drejtpërdrejta në trrurin si organ, vërtetohen me simptoma psikiatrike, çrregullimet e gjumit, të përqendrimit, të kujtesës, vëmendjes për të shkuar të ankthi dhe tek më i përmenduri, depresioni”, tha mjekja.

“Kemi vazhdimisht rritje të kërkesës për të trajtuar persona të tillë që presin të jenë të infektuar, apo që kanë familjarë dhe qëndrojnë me ankthin e pritjes së ecurisë së këtij infeksioni janë gjithashtu në stress. Të thuash të qëndrosh larg stresit është vetëm një fjalë goje sepse tani je e rrethuar dhe thuajse gjithë ambienti është stresues, por të mundohemi të mos ngarkojmë njëri-tjetrin. Secili nga ne duhet të pranojë situatën ku jeton”, shtoi ajo në Abc News.

Më shumë

spot_img
spot_img