Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pasoja e Covid-19, INSTAT konfirmon 9.300 vdekje shtesë në një vit pandemi, rritje me 42.7%

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pandemia e Covid-19, një vit pas fillimit të saj, ka dhënë pasoja fatale në rritjen e vdekshmërisë shtesë në vend. Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT bëjnë të ditur se nga prilli 2020 deri në mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm. (për të njëjtën periudhë, zyrtarisht janë 2423 vdekje Covid).

Gjatë kësaj periudhe 12 mujore (prill 2020-mars 2021) kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, nga 21.8 mijë persona në prill 2019-mars 2020, me një rritje prej rreth 42.7%. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar gjithsej rreth 9,657 vdekje, me një rritje prej 55.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe me 52% në raport me mesataren 2016-2019. Rritja e fataliteteve nisi që në tremujorin e dytë 2020 (+4.6%), pasi vendi filloi të dilte gradualisht nga karantina, u përshpejtua në tremujorin e tretë (+32.3%) dhe kulmoi në tremujorin e katërt, me një rritje prej 73% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pasi qeveria nuk zgjodhi të ndërmarrë masa të ashpra karantine, vdekshmëria e lartë shtesë vijoi edhe në tremujorin e parë të këtij viti (+56%), ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, që arriti të frenonte virusin përmes izolimeve më të rrepta. Qarqet, Në Tiranë vdekjet u rritën me 77% në TI 2021; Shkodra dhe Lezhe rekord për vitin pandemik. Rritja e vdekshmërisë ka qenë më e fortë në të gjitha qarqet si në tremujorin e parë 2021, ashtu dhe përgjatë një viti pandemi. Në tremujorin e parë, rekordin e mban Tirana, ku fatalitetet u shtuan me 77.4%, e ndjekur nga Vlora, me 74%, dhe Durrësi me + 72.9%, ndërsa më e lehtë pandemia ishte në Korçë, me +11 %. Në një vit pandemi (prill 2020-mars 2021), pasojat më të forta në humbjen e jetëve të njerëzve janë konstatuar në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, me përkatësisht 32.9% dhe 29.5%, e ndjekur nga Elbasani (27%) dhe Tirana 26.1%. ë lehtë e ka kaluar pandeminë Vlora, me rritje prej vetëm 9.5%.

LINDJET DHE VDEKJET

Në tremujorin e parë 2021, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në tetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në tremujorin e parë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.020 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 113 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë tëvitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës, me 18,9 %. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës, me – 16,7 %. Në tremujorin e parë 2021, të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në tremujorin e parë 2021, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 168 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 2.701 vdekje. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Korçës, me 11,5 %. Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Tiranës, me 77,5 %./Monitor.

Screenshot 9 23

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img