Hapësire reklamuese

Politikë

"Paske ngrënë shumë vezë, është rritur dhe çmimi", plas debati mes ekspertit të ekonomisë dhe zv.ministrit

Shkruar nga Newsbomb
"Paske ngrënë shumë vezë, është rritur dhe
Nisma e Amnistisë Fiskale që ka ndërmarrë qeveria ka nxitur debat mes zëvendës ministrit të financave Besart Kadia dhe ekspertit të ekonomisë Dorian Teliti. Por ky debat nuk ka qenë vetëm në aspektin teknik, në fushën e financave. Teliti ka shkaktuar të qeshura në studio teksa i ka thënë zëvendës ministrit “paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes edhe pse është rritur çmimi i vezës”. Menjëherë Kadia i është përgjigjur me ironi duke i thënë se njerëzit e gjykonin vetë peshën nga ekrani.

Debati mes Dorian Telitit dhe Besart Kadisë, në emisionin "Open":

Kadia: Ju po thoni 2 mln euro, po është 2 mln euro e poshtë. A jeni dakord me 200 apo 300 mijë euro. A je dakord me këtë limit? Përfaqësuesi i diasporës tha këndvështrimin e tij të saktë. Ky proces nuk është miratuar, nuk është vendosur asgjë. Nëse themi 2 mln euro për individ është e lartë, a jemi dakord për 200 mijë euro. Kadia: Për mua si zv ministër le ta vendosim limitin 100 mln euro. Kush i ka paratë të paligjshme shkon në burg. Kush merr paratë e krimit dhe vjen në Shqipëri. Vetëm kriminelë paska këtu? Teliti: Bravo! Shpëoi Shqipëria. S’do ketë më evazion dhe krim. Shpresoj që të kishte filtra. Mos u bëj i bezdisshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për paratë se si do dalin nga vendet e tyre. Kadia: Si vijnë 600 mln euro në vit nga emigrantët. Sa para ke jashtë sistemeve bankare. Limiti është 2 mln euro për familje, jo për individ. Teliti: Përveç se shtrembëron fjalët, se po del keq në sytë e publikut. Paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes edhe pse është rritur çmimi i vezës. Kadia: Dorian mos fol për të ngrënën. Mos fol sa ka ngrënë njëri e sa ka ngrënë tjetri. Jemi edhe në televizor e njerëzit gjykojnë vetë peshën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu