Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Paske bërë korsi edhe për gomarin”, plas gallata në rrjet me rrugën e prezantuar nga Lefter Alla

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Bulqizës prezantoi ditën e sotme me mburrje rrugën e re në lagjen Zogë në fshatin Dragu, por menjëherë kanë filluar talljet dhe memet.

Rruga e inaguruar me krenari nga Alla nuk ishte asgjë tjetër veçse dy shtresa betoni të hehura në rrugë për të klauar gomat e makinës, ndërsa në mes nuk kishte asnjë investim.

Faqet e memeve në rrjetet sociale nuk e kanë kursyer aspak kryebashkiakun e Bulqizës, ndërkohë që edhe komentet tallëse në postimin e Allës kanë qenë të shumta, por janë fshirë.

“Po dumdumi me 3 goma? Apo është teknologji e vjetër kjo? “O Lefter paske bere korsi edhe per gomarin”, “Paske bere kanal me korsi bicikletash anash”, ishin disa prej komenteve në postimin e Lefter Allës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll