Një monolit misterioz metalik është shfaqur në Rumani pasi një strukturë tjetër e ngjashme e gjetur në shkretëtirën e largët të Utah u hoq nga një 'grup i panjohur'.
Shtylla trekëndëshe e me shumë shkëlqim u gjet në Batca Doamnei Hill në qytetin Piatra Neamt në Rumaninë veriore të Enjten e kaluar.
Ai u pikas disa metra larg pikës së njohur arkeologjike Kalaja Petrodava Dacian, e cila është monumenti më i vjetër historik në Piatra Neamt.
Zbulimi i veçantë vjen pasi një monolit i ngjashëm u gjet në shkretëtirën e Utah pa asnjë shpjegim, duke shkaktuar spekulime se mund të ketë qenë vepër e të huajve, por ka shumë të ngjarë të jetë vepër e një shakaxhiu të frymëzuar nga 2001: A Odyssey Space.
Shtylla, e cila dilte afërsisht 12 metra nga shkëmbinjtë e kuq në jug të Utah, u pa të mërkurën e kaluar nga zyrtarë të hutuar vendas.
Sidoqoftë struktura tre-dimensionale u hoq nga një 'grup i panjohur' të Premten në mbrëmje, tha Byroja e Menaxhimit të Tokës Utah në një deklaratë.