Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pasi shpalli “non grata” Berishën, Antony Blinken kapet me Iranin: Nuk dihet nëse do t’i përmbushin angazhimet që t’u heqim sanksionet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë akoma prova nëse Irani do të bëjë atë që duhet për të përmbushur angazhimet e tij bërthamorë në mënyrë që të hiqen sanksionet.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të hiqnin sanksionet tregtare, megjithëse një zyrtar i lartë iranian e kundërshtoi atë dhe diplomatët evropianë thanë se mbeteshin çështje shumë të vështira përpara.

Bisedime jo të drejtëpërdrejta janë duke u zhvilluar në Vjenë ndërsa administrata e Presidentit Biden kërkon përparime për çështjen e Iranit, përfshirë mënyrën se si Teherani mund të rifillojë të zbatojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

“Irani, e di se çfarë duhet të bëjë për t’u rikthyer e për të përmbushur angazhimet bërthamore. Nuk kemi parë akoma nëse Irani është i gatshëm dhe i vendosur të marrë një vendim për të bërë atë që duhet të bëjë. Kjo është provë dhe ne nuk kemi ende një përgjigje, ” tha sekretari Blinken për kanalin ABC Neës.

Shtetet e Bashkuara braktisën marrëveshjen ndërkombëtare në vitin 2018 nën administratën e ish Presidentit republikan Donald Trump, i cili vendosi përsëri sanksione mbi sektorët e naftës, bankave dhe transportit të Iranit.

Presidenti demokrat Joe Biden, ka thënë se ai beson se Irani po përfshihet seriozisht në bisedime por se mbetet e paqartë se çfarë hapash do të merrte në të vërtetë Teherani për të përmbushur marrëveshjen, e arritur kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës së ish Presidentit Barack Obama./VOA

Më shumë

spot_img
spot_img