Hapësire reklamuese

Showbiz

Pasi shkeli dy herë rregullat e Covid-19, Rita Ora ndodhet sërish në telashe

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja e njohur Rita Ora ndodhet sërish në telashe, pasi theu dy herë rregullat e koronavirusit.

Ajo udhëtoi drejt Bullgarisë pak ditë më parë për të xhiruar disa skena të klipit të ri, por rrezikon të mbetet aty edhe për festa.

Qeveria bullgare ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të variantit të ri të koronavirusit që është zbuluar në Angli.

“Rita fluturoi jashtë pas incidentit të festës për të marrë pak kohë dhe për të reflektuar për gjithçka si dhe për të punuar për videon e re muzikore. Por gjërat ndryshuan shpejt dhe po përballet me faktin se mund të ngecë. Është fundi më i keq i një makthi disa muajsh”,- ka thënë një i afërm i tij.

Fillimisht këngëtarja theu rregullat e koronavirusit duke mos u karantinuar pas një vizite në Egjipt. Ndërsa më pas organizoi një festë për ditëlindjen e saj me rreth 30 të ftuar. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu