Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Pasi mposhti COVID-in, Rudina Magjistarin e presin me buqetë me lule në studio: Mos neglizhoni asnjë shenjë, virusi është pas dere

spot_img

Lajme të ngjashëm

8fea4e3ebbb066de6367d2c141ffc7c4

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është kthyer sot në studion e emisionit “Rudina”, pasi ka kaluar Covid-19. 

Teksa ka folur për peripecitë që kaloi për të mposhtur virusin, Rudina ka këshilluar qytetarët që mund të kenë simptoma që të mos i neglizhojnë, por të konsultohen me mjekun.

“Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë”, u shpreh Rudina.

Kthimi i saj në studio u shoqërua me një surprizë nga ana e stafit, të cilët i dhuruan një buqetë me lule si shenjë mirëseardhjeje. 

“Rudina, na kishte munguar buzëqeshja dhe energjia jote. Të lumtur që je kthyer, tani për të punuar edhe më fort se kurrë së bashku, me dashuri stafi”, thuhej në dedikimin e stafit për Rudinën.

“Pata unë radhën për ta kaluar Covid-19. Për fat kaloi mirë, ka qenë një histori jo dhe aq e lehtë sa duket në pamje të parë, por që unë nga eksperienca ime kam kuptuar diçka dhe dua ta ndaj me ju. Unë dhe bashkëshorti u infektuam të dy njëkohësisht me Covid dhe patëm fatin e madh që të mos vuanim shumë gjatë kësaj kohe, ama mjekimet i kemi marrë të gjitha.

Që nga shenja e parë që ne dalluam tek vetja jonë dhe një nga mesazhet që unë dua të jap sot, përveç reflektimin të madh që vjen që shëndeti është i pari dhe ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm. Flitet gjithë kohës, mbani maskën, ruhuni, ruani distancën. Asnjëherë nuk duhen harruar këto, janë fjalë të vërteta dhe Covidi është real, pas dere dhe shumë i rrezikshëm.

Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë. Sa më shpejt të trajtoheni, të kuroheni aq më e lehtë do jetë beteja me Covi-19. Dhe unë besoj se kjo është një nga arsyet që ne e kaluam pa shumë vështirësi të mëdha fizike, por ndërkohë trajtimet kanë qenë të forta, intensive, të gjitha një më një”, tha Rudina Magjistari.

Më shumë

spot_img