Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pasi la mandatin Najada Çomo shfaqet krah Manastirliut: Në rast të rritjes së të infektuarëve spitali Covid 3 gati për t’u hapur

Shkruar nga Newsbomb
Pasi la mandatin Najada Çomo shfaqet krah Manastirliut: Në rast

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pasditen e ditës së sotme së bashku me shefen e Infektivit, Najada Çomon kanë inspektuar nga afër pavionet e spitalit Covid 3.

Sipas Manastirliut në rast se do të kemi një shtim të fluksit të pacientëve të infektuar me covid, ambientet e spitalit Covid 3 janë gati për të pritur të infektuarit.

Ajo shtoi se vala e  rradhës e pandemisë ka përfshirë të gjitha vendet, ndaj po bëhemi gati.

"Rastet janë në rritjem incidenca është rritur. Ashtu sikurse në të gjithë botën vala e rradhës së kësaj pandemie po përfshin të gjitha vendet dhe ne jemi bërë gati për ta përballuar këtë situatë. Pas ezaurimit të kapaciteteve në Covid 1 do hapet Covid3. Ekipi mjekësor është në gatishmëri", tha Manastirliu.

Ndërsa, Çomo bëri me dije se  rastet më të mëdha të së shtruarëve në spital janë të pavaksinuar, teksa janë shtuar rastet e të rinjve që kanë nevojë për shërbim spitalor.

 “Sikurse juve ju referuar numri i pacientëve të shtruar ka ardhur duke u shtruar. Ajo që vihet rekemi grupmosha të ndryshme, ky u vecohet grupmoshat 20 vjeç e lart. Numri i pacientëve të cilët janë shtruar janë të pavaksinuar. Personat të cilët janë të pavaksinuar të vaksinohen pasi është arma më e fortë për të luftuar Covid” tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu