Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pasi kreu marrëdhënie seksuale, Gjici i dha gruas "Ok" për tenderin për qentë endacakë, del video e plotë

Shkruar nga Newsbomb
Pasi kreu marrëdhënie seksuale, Gjici i dha gruas "Ok"

Detaje të reja mësohen nga videoskandali erotik që çoi në shkaekimin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Me publikimin fragmenteve të tjera nga videopërgjimi, ngrihen dyshime të forta se Gjici i dha gruas në fjalë, me të cilën kreu marrëdhënie seksuale në zyrën e tij, projektin për sterilizimin e qenve endacakë.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, mund të sjellë telashe të tjera për Gjicin me drejtësinë, më konkretisht Prokurorinë e Posaçme, pasi e implikon në akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gazetari Artan Hoxha më herët publikoi disa foto duke thënë se janë dashur vetëm 13 minuta që nga momenti që gruaja e identifikuar me emrin Alma K. ka hyrë në zyrën e Gjicit në Bashkinë e Kukësit dhe ka përfituar kontratën.

Më pas Hoxha ka publikuar videon e plotë ku shkruan: 13 minutat e plota qe rrëzuan “pashallëkun” e Kuksit…

Video e plotë: Safet Gjici pas aktit seksual bisedon për tenderin e qenve të rrugës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese