Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pasi ia “numëroi” Ramës taksat e gazetares, Pano Soko llogarit edhe minimumin jetik në Shqipëri, ja sa lekë duhen për të jetuar me “dinjitet”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

41cebfc471bc8b942d7050e5ff6a3ed6

Pano Soko është ekonomisti që do të kryesojë listën e Nismës Thurje në qarkun e Tiranës, i cili pak kohë më parë përmes një video-mesazhi i shpjegoi kryeministrit Rama se sa taksa paguan gazetarja Marsela Karapanco, pasi kjo e fundit “u zu ngushtë” kur kryeministri e pyeti se sa taksa paguante.

Këtë herë Soko me anë të një tjetër video-mesazhi ka përllogaritur minimumin jetik që i duhet një qytetari shqiptar për të jetuar me dinjitet.

Ai ka bërë lloogarinë e ushqimeve, ujit, energjisë elektrike dhe transportit, ku ka dalë në përfundimin se një qytetari i duhen 5876 lekë të vjetra në ditë ose 176280 lekë të vjetra në muaj.

Soko thotë se “minimum jetik” do të jetë një nga propozimet që Nisma Thurje do të çojë në parlamentin e ardhshëm, ndërsa u shpreh se në funf do të jetë INSTAT ai që do të vendosë për shumën e minimumit jetik.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img