Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Pasi i rrëfeu botës të vërtetën, Britney “rrëmben” të dashurin dhe “arratiset” për pushime

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditët e fundit këngëtarja me famë botërore, Britney Spears nuk ka qenë në një gjendje të mirë emocionale pas gjyqit me të atin lidhur me kujdestarinë.

Gjatë dëshmisë së saj përpara trupës gjykuese ajo e quajti skllavëri të vërtetë dhe abuzim kujdestarinë duke treguar se ka ndikuar deri tek jeta personale.

Madje, madje këngëtarja bëri me dije se ndikimi i kujdestarisë ka qenë aq i madh sa ajo nuk ka të drejtë të martohet dhe të bëjë një fëmijë tjetër.

Pas kësaj situate të rëndë që po kalon Britney ka vendosur që të “arratiset” me pushime në Hawaii bashkë me partnerin e saj, Sam Asghari.

“Britney është e lumtur që u rikthye në Hawaii. Është vendi i saj i preferuar. Nuk i mërzitet. Ajo do donte të zhvendosej atje, por Sam ka një karrierë në Los Angeles dhe është e vështirë për të. Javët e fundit kanë qenë stresuese për të dy ata. Po përpiqen të kalojnë pak ditë të qeta së bashku”, tha një burim për revistën “People”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img