Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Pasi denoncuan tenderin e uniformave të policisë, Murrizi dhe Valteri i japin një tjetër “ndihmë” SPAK-ut: Njerëz të lidhur me kunatin e Lulzim Bashës kanë marrë 1.5 milionë euro nga bashkia e Lushnjes

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Myslim Murrizi ishte një nga deputetët që ka ndenoncuar që në fillim tenderin prej 25 milionë euro të Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, tender i cili vuri në lëvizje SPAK dhe solli arrestimin e 9 zyrtarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi përshëndeti punën e SPAK, por akuzoi edhe deputetët e zgjedhur të PD-së se denoncojnë vetëm disa tendera dhe jo të gjithë.

Ai përmend një tender me vlerë 1.5 milionë euro të dhënë në 3 prill 2021 nga SH.A Ujësjellës – Kanalizime të bashkisë Lushnje, ku fitues sipas Murrizit është një person i PD i lidhur me kunatin e Lulzim Bashës.

“Ju qe demek denonconi si te “ ndershem” disa tendera e pastaj bini squk kur i ngrohin xhepin kunatit te shokut Xhemal, a ka mundesi te mos hani m…. kot??????

Pse nuk folet nje fjale per kete tender????

Nuk e dinit?????

Po per tenderin tjeter me date 3 prill 2021 te sha ujesjelles-kanalizimeve te bashkise Lushnje me vlere 1.5 milion euro, pse nuk belbezon asnje fjale partia e kunatit?????

Apo kur tenderat i marin keta te PD dhe miqte, shoket, ORTAKET tuaj nuk flisni ju, ndersa kur i marin ata qe nuk “ kolliten” te ju , dilni dhe derdellisni si gjeli maj plehut”, shkruan ndër të tjera Myslim Murrizi.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Lushnjes së bashku me disa zyrtarë të tjerë ndodhen në burg për shkak të një tenderi prej 240 milionë lekësh, ku SPAK ka gjetur parregullsi.

Ndërkohë edhe ish-deputeti Halit Valteri në një postim në rrjetet sociale thotë se SPAK ka akoma 5 dosje të tjera të tenderave që janë dhënë në kundërshtim me ligjin, ku një prej tyre është i kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit.

“Kur Opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarket per ti mbyllur gojen , ne Opozita tjeter benim punen per cfar paguhemi nga buxheti i shtetit !

Bravo SPAK , qe me profesionalizem dhe perkushtim  arritet te coni para drejtesise nje pjese te nenpunesve me stomak !

Ska mbaruar akoma 5 dosje te tjera jane ne duart e prokuroreve te SPAK

Pushime te mbara Lul dhe kujdes se nje nga kto te 5-ta e ka kunati shokut xhemal”, shkruan Valteri.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img