Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pashkët 'ndezin' Korçën, Niko Peleshi mes miqve në qytetin e tij

Shkruar nga Newsbomb

Pashkët kanë mbushur sheshet e qytetit të Korçës plot me njerëz. Pas lutjeve dhe ndezjes së qirinjëve në Katedrale, ata kanë festuar në baret e qytetit juglindor.

Këto Pashkë e kanë gjetur sigurisht në qytetin e tij, edhe ish ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi. Ish ministri ka festuar mbrëmë me miqtë e tij.

Kujtojmë se Pashkët janë një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët orthodoksë, që simbolizojnë Ringjalljen e Krishtit, 3 ditë pas vdekjes së tij në Kryq.

Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.  "Krishti u ngjall”, është urimi i kësaj dite festive i cili shprehet nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese