Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Pashkët na kujtojnë kuptimin e sakrificës’, mesazhi i Yuri Kim në këto ditë të vështira: Mirënjohje heronjve të mjekësisë

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka dhënë një mesazh shpresëdhënës për të gjithë në këto ditë të vështira, në kuadër të përgatitjeve për festimin e Pashkëve katolike dhe hebreje.

Kim shprehet se këto Pashkë na sjellin kuptimin e sakrificës dhe të qenurit bashkë.

Ambasadorja gjithashtu ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor në emër të punonjësve amerikanë dhe shqiptarë në ambasadën e SHBA-së.  

Postimi i plotë

“Pashkët katolike dhe Pashkët Hebreje na sjellin në mend kuptimin e sakrificës, të qenurit së bashku me njerëzit tanë të dashur dhe shpresës së përhershme. Edhe pse nuk mund ta ndajmë këtë vakt së bashku, punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohjen dhe respektin tonë për heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor. Faleminderit nga zemra”. Ambasadorja Yuri Kim.

93221393_10157245047100838_9006308435574128640_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll