Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Pashk Gjoni apo Salvador Kaçaj? Surpriza e Primareve në Lezhë, ja kush do përballet me Pjerin Ndreun në zgjedhjet vendore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në primaret e Partisë Demokratike në Lezhë.

Fitues është shpallur me 1026 vota ose 52%, duke shmangur ngushtë balotazhin, Pashk Gjoni.

Kandidati i dytë më i preferuar i demokratëve ishte Salvador Kaçaj i cili ka arritur të marrë vetëm 33.5% të votave ose 660 vota.

Pashk Gjoni do të përballet tashmë me kryebashkiakun aktual të Lezhës, socialistin Pjerin Ndreu, në zgjedhjet vendore të majti të 2023.

“Përshëndes demokratët, simpatizantët që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, hera e parë që bëhet në këtë mënyrë. Faleminderit për gazetarët, komisionerët e numëruesit.

Kjo është një ditë e veçantë për mua që më bën të punoj fort që bashkia t’i kthehet demokratëve në zgjedhjet e 14 majit”, tha Pashk Gjoni për mediat.

Më shumë


spot_img









spot_img