Një burrë sulmoi me thikë pasagjerët në një tren udhëtarësh në Tokio mbrëmjen e së premtes, duke plagosur 10 persona.
I dyshuari, një 36 vjeçar, raportohet se i tha policisë se “u acarua kur pa gra që dukeshin të lumtura dhe donte t’i vriste”, sipas raporteve të mediave lokale.
Një studente thuhet se është plagosur rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.
Krime të tilla janë të rralla në Japoni, teksa në Tokio janë vendosur masa të rrepta sigurie.
36-vjeçari sulmoi pasagjerët në një tren pranë stacionit Seijogakuen rreth orës 20:40 të premten, ndërsa treni u ndalua urgjentisht nga shoferi pasi dëgjoi zhurmat që vinin nga brenda kabinave.