Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Pashë gjak kur shkova”, flet gruaja që iu shërbente të moshuarve në Përmet: Leonidha më tha hajde ta ngremë gruan se është rrëzuar

Shkruar nga Newsbomb
“Pashë gjak kur shkova”, flet gruaja që iu shërbente

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me shkop gruan e tij Afrovitin, ka folur gruaja që punonte në shtëpinë e të moshuarve.

Ajo është shprehur në emisionin “Me zemër të hapur” në Neëw24 se nuk paguhej, por se shkonte i ndihmonte pasi i vinte keq dhe shpesh iu dërgonte ushqime.

Gruaja tha se e kishte telefonuar vetë 82 vjeçari duke i thënë se e moshuara ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën.

“Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kisha gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë. Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00 iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm.

Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Ishin si gjithnjë. Iu thosha hajde të hamë bukë dhe ai i tha ‘Afroviti hajde të hamë speca’. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë. Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, hajde ta ngremë. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tregoi dëshmitarja e ngjarjes së rëndë.

Theksojmë se i moshuari Leonidha Peçi ndodhet në spital pas arrestimit, pasi ditën e djeshme ka shfaqur probleme me zemrën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese