Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Pasardhës i familjes së shquar përmetare, instrumentisti i njohur tregon historinë: Lahuta simboli jonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1e35d51948489fa623b5eb2f39850079

Instrumentisti dhe këngëtari i njohur përmetar Ylli Muço ka treguar historinë e familjes së tij të shquar të interpretimit të muzikës popullore.

Në një intervistë për Qendrën Kombëtare të Veorimtarive Folklorike, ai është ndalur në detaje, që nga gjyshi, babai si pjesëmarrës në Festivalin e parë të zhvilluar në Shqipëri pranë RTSH dhe deri tek vëllai.

Muço ka theksuar se në qendër të familjes së tyre ka qenë dhe vazhdon të mbetet prej vitesh instrumenti i lahutës.

Më tej, ai është ndalur edhe tek aktivitetet që Qendra Kulturore ka zhviluar për qytetarët e Përmetit.

Një pjesë nga intervista:

Zoti Ylli ju i përkisni familjes Muço, e cila ka një kontribut shumë të madhë në muzikën përmetare. Duam të diçka rreth karrierës dhe aktivitetit tuaj si instrumentist dhe këngëtar, në jetë artistike të qytetit të Përmetit.

Ylli Muço: Atëherë në qoftë se do të flasim nga ana artistike për familjen Muço, kjo është një gjë e herëshme, sepse është një familje muzikantësh që rrjedh që nga stërgjyshi, gjyshi, babai e deri në brezat e sotëm.  Është një familje e trashëguar sidomos në instrumentin e lahutës unë si vazhdues e këtyre prindërve vazhdova studimet artistike, i kam filluar që  në vitin 68 në shkollën e mesme artistike e deri në Akademinë e Arteve. Më pas u vendosa në Qendrën Kulturore të Përmetit ku edhe sot jap kontributin tim, si përgjegjësi i sektorit të muzikës. Ndërkohë përsa i përket vëllait tim, që nuk jeton më, ai kishte instrumenti e lahutës. Paraqitja e parë e tij ka qenë në moshën 5 vjeç në Festivalin e Gjirokastrës, instrumentisti më i vogël i këtij festivali.

Përsa i përket karrierës sime  është një karrierë e ngjeshur nga karriera artistike. Unë pata fatin që në Qendrën Kulturore të Përmetit të bashkëpunoja dhe jetoja. Mora një eksperiencë të jashtëzakonshme në radhë të parë nga ustai i madh Laver Bariu të cilën eksperiencën në drejtim të folklorit e shfrytëzoj edhe sot në bagazhin tim.

Ylli Muço: Unë kam qenë deputues përveç instrumentit të firzamonikës edhe në drejtim të këngës . kam qenë pjesëmarrës në shumë veprimtari që janë zhvilluar në vendin tonë. Njëkohësisht bashkë me sazet e Përmetit kemi qenë pjesëmarrës në shumë veprimtari që janë zhvilluar si jashtë shtetit, ashtu edhe këtu. Jemi vlerësuar nga juristë për nivelin tonë.

Babai im ka qenë një nga instrumentitët e parë që ka qenë në sazet e para, ku ka qenë pjesë bashkë me 4 artistë të shquar, të cilët kanë qenë përfaqësues të këshillit në Festivalin e Parë të zhvilluar në Shqipëri pranë RTSH në vitin 1852, ku ata u nderuan me një çmim dhe këngët e tyre ndodhen në hartën e muzikës së Muzeut Kombëtare.

Si e keni përjetuar këtë periudhë dhe si ka qenë marrëdhënia juaj me instrumentin në karantinë?

Ylli Muço: Kjo periudhë na gjeti në karantinë. Pasi këto muaj marsi, prilli dhe maji janë muaj me shumë aktivitete në Përmet si nga çelja e sezonit turistik e deri te panairi tradicional i pijeve. Gjatë karantinës u organizuan artistë përmetarë, dolën nëpër lagje dhe kontribuan për të nxjerrë nga rutina njerëzit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img