Hapësire reklamuese

Politikë

Pasaportat për të miturit, Ministira e Brendshme merr vendimin

Shkruar nga Newsbomb

Vlefshmëria e pasaportave për të miturit është shtyrë për një vit. Policia e Shtetit bën me dije se kjo shtyrje është vetëm për fëmijët nën moshën 16 vjeç.

“Bëjmë me dije se këto pasaporata edhe pse kanë afat 10-vjeçar, nuk janë të vlefshme, në rast se ka kaluar afati 6 vjeçar. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetareve që para se të nisen për të udhëtuar jashtë shtetit, të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportës së fëmijëve të tyre.

Në disa Pika të Kalimit të Kufirit, janë evidentuar raste të refuzimit të daljes për arsye të pavlefshmërisë së pasaportave të fëmijëve. Ky refuzim është i pashmangshëm.  Çdo shtetas që udhëton jashtë Shqipërisë duhet ta ketë vlefshmërinë e pasaportës mbi 3 muaj, nga  dita e daljes në kufi.”, citohet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu