Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pasaporta jeshile e Covid, Brataj: Është shkelje e të drejtave të njeriut, askujt s’mund t’i mohohet lëvizja e lirë në Europë

Shkruar nga Newsbomb
Pasaporta jeshile e Covid, Brataj: Është shkelje e të drejtave

Sot në “Open” është diskutuar lidhur me pasaportën jeshile të Covid-19 që mund të miratojë BE, për lëvizjen brenda kontinentit.

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka thënë se miratimi i një pasaporte të tillë është shkelje e të drejtës së çdokujt për të lëvizur i lirë në shtetin që do.

Askush nuk mund të detyrohet të bëjë vaksinën, teksa shtoi se dikush mund ta ketë kaluar virusin, dhe nuk mund të detyrohet të bëjë vaksinën që të udhëtojë lirshëm.  

Brataj: Është shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk e imponon dot një qytetar të bëjë vaksinën. Apo dhe ata që janë nën 18 vjeç apo kush e ka kaluar? Nëse e kam kaluar, pse të mos lëviz, por duhet të bëj patjetër vaksinën? Kjo është një heqje e të drejtës së njeriut për lëvizje të lirë në vendet e Europës apo dhe gjetkë. Ne kemi njerëz që mund të jenë vaksinuar dhe të infektohen, se ndodh kjo, pra s’ka kuptim që t’i mohohet dikujt lëvizja e lirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu