Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pasaporta dhe kaseta regjistrimi, Artan Hoxha nxjerr foton dhe "provokon" agjentët e BKH: Nuk po pulson "tigri"

Shkruar nga Newsbomb
Pasaporta dhe kaseta regjistrimi, Artan Hoxha nxjerr foton dhe

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë në llogarinë e tij një fotografi me të cilën "provokon" agjentët e Bryrosë Kombëtare të Hetimit.

"Çunat e vezhgimit te FBI-se shqiptare (BKH) duke pritur se mos pulson gjekundi, ai dreq celulari “Tigrit”...", shkruan gazetari, lidhur me ngjarjen kryesore të ditëve të fundit që ka trazuar politikën dhe aktualitetin, atë të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Nuk dihet nëse dokumentet që ai shpërndan, mes tyre tre pasaporta të ndryshme dhe disa kaseta e një regjistrues zëri kanë lidhje me rastin e Arben Ahmetaj, apo janë mjete të punës së përditshme të gazetarit.

"As satelitet Albania 1 dhe Albania 2 të Padishaut, as “radari” i Gaz Bardhit, nuk po e kapin dot ne cilin kontinent ka çare ferren…", përmbyll Artan Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese