Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Pas zgjedhjeve Floriana Garo braktis PD-në? Ja detajet që ngritën dyshimet

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë muajit prill, Floriana Garo ishte zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike. Ajo u kthye nga Gjeneva në Shqipëri për këtë pocizion, mirëpo Partia Demokratike nuk arriti të fitonte zgjedhjet e 25 Prillit dhe mesa duket Garo ka vendosur të largohet.

Së fundmi bukuroshja ka publikuar një foto në të cilën shihet, teksa i është rikthyer sërish jetës në Zvicër.

Në foton e postuar në llogarinë e saj Garo është në shoqërinë e partneres së saj në biznes dhe kjo na bën të dyshojmë se është zhvendoshur me punë atje.

Gjithashtu ish-missi në bio-n e saj në Instagram ka fshirë edhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës, duke vendosur informacionet e hershme si prezantuese dhe linkun e biznesit të saj.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse Garo është rikthyer në Zvicër apo jo, gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll