Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas Yuri Kim, edhe ambasadorja e Suedisë rezulton pozitive me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja Suedeze, Elsa Hastad

Pas ambasadores së SHBA në Tiranë, edhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e bën me dije vetë ambasadorja Hastad në rrjetet sociale, duke njoftuar se është izoluar dhe do të punojë nga shtëpia.

Hastad dhe ambasadorja Kim duket se kanë miqësi të mirë me njëra-tjetrën dhe shpesh herë fundjavave kanë ndërmarrë udhëtime të përbashkëta në disa nga zonat atraktive të vendit tonë.

“Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurtë”, shkruan Hastad.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll