Hapësire reklamuese

Rajoni

Pas vrasjes së Liridonës, një tjetër vajzë bie pre e barbarisë së bashkëshortit

Shkruar nga Newsbomb
Pas vrasjes së Liridonës, një tjetër vajzë bie pre e

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë. Pas vrasjes së Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Museli, një tjetër vajzë ka rënë pre e dhunës së partnerit të saj.

Këtë herë një 22-vjeçare shtatzënë është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj. Si pasojë e dhunës, e reja është detyryar që të kryejë lindje të parakohshme.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi se gjendja e 22-vjeçares është e stabilizuar, duke shtuar se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

Ndërkohë, pak më herët një tjetër reagim ka ardhur nga kryeministri i Kosovës. Referuar ngjarjeve të ndodhura së fundmi, si në Kosovë po ashtu dhe në Maqedoni ku një 14 vjeçare u gjet e vdekur pas rrëmbimit nga disa persona në bashkëpunim me babain e saj, Kurti ka thënë se Gjykatat duhet t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se duhet të marrin dënimin maksimal.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14 vjecare ne Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, ka thënë Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese