Lumi Drino rrezikon daljen nga shtrati pas dëmtimit të argjinaturës në Vrisera të Dropullit. Si rezultat i motit të keq edhe katër fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Dalja e lumit Drino nga shtrati këcënon përmbytjen e banesave.
Moti i keq i këtyre ditëve ka sjellë probleme si: përmbytje dhe mungesë energjie në shumë qytete të vendit. Për këtë arsye është mbedhur Shtabi i Emergjencave. Kryeinspektori i Mjedisit, Agasi, ka thirrur në gadishmëri strukturat për të ndihmuar zonat e përmbytura.
Më herët, Ministri Panariti njoftoi për rikthimin e energjisë elektrike në hidrovorin e Fierit i cili paraqiste gjithashtu rrezik për përmbytje.
Sondazh
Poll