Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Pas Vjosa Osmanit, kush janë deputetët më të votuar të zgjedhjeve në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb

Vjosa Osmani ëstë kandidatja më e votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

Ajo mban detyrën e Presidentit dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve.

Pas Osmanit i dyti renditet Glauk Konjufca me 200 641 vota, i treti rendit Arben Vitia me 107 813 vota, të gjithë pjesë e listës së Vetëvendosjes.

Më pas në partinë Lëvizja Vetëvendosja renditen edhe Donika Gërvalla, Vasfie Blair e Mimoza Kusari Lila. 

Nga Partia Demokratike e Kosovës, më i votuari është Enver Hoxhaj me 100 518 vota, ndërkohë që të zgjedhurit e tjerë kanë një diferencë të konsiderueshme me kreun e partisë.

Në LDK më i votuari është kryeministri në largim Avdullah Hoti, i cili ka marrë vetëm 69 640 vota, shumë më pak seç pritej.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë 41 406 vota i ndjekur nga i vëllai i tij Daut Haradinaj.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dalë Lëvizja Vetëvendosja.

vjosa.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll