Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Pas vizitës në Moskë, Zelensky fton liderin kinez të shkojë dhe në Ukrainë

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi zyrtarisht liderin kinez Xi Jinping për të vizituar Ukrainën, në një intervistë për Associated Press të botuar të mërkurën.

“Ne jemi gati ta shohim atë këtu. Unë dua të flas me të. Unë kam pasur kontakte me të para luftës në shkallë të gjerë. Por gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një vit, nuk kam pasur”, ka thënë Zelensky.

Xi dhe presidenti rus Vladimir Putin janë aleatë të ngushtë dhe kanë forcuar lidhjet ekonomike dhe politike që kur Moska pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Pas vizitës shtetërore të Xi në Moskë në fillim të këtij muaji, liderët kinezë dhe rusë përsëritën gatishmërinë e tyre për një sërë çështjesh, por bisedimet nuk dhanë përparim në zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës.

Kina është përpjekur të pozicionohet si një ndërmjetës për paqen në Ukrainë, duke lëshuar pozicionin e saj për një  “zgjidhje politike”  të konfliktit me thirrje për një armëpushim dhe bisedime paqeje.

Duke folur për betejën disamujore për qytetin lindor Bakhmut, Zelensky i tha AP se një disfatë e Ukrainës do të nxiste përpjekjet propagandistike të Rusisë dhe do ta inkurajonte Putinin që të “shtyjë” përpara në mënyrë më agresive.

Më shumë