Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas vizitës blic në SPAK, Yuri Kim bën deklaratën që frikëson dhe politikanët: Do ndëshkohet kush ka bërë krime, edhe në zgjedhje elektorale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot në takim të papritur në SPAK, me drejtuesin Arben Kraja dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj.

Pas vizitës së frytshme, diplomatja më e lartë në vendin tonë ka bërë një deklaratë të fortë në rrjete sociale. Kim thotë se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe se drejtësia do të vihet për këdo.

“Qoftë për ata që kanë bërë korrupsion, krim të organizuar, apo në zgjedhje”, shkruan Kim në Twittër.

Shënimi i plotë i Yuri Kim

2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtoren Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.

Kjo vizitë e ambasadores vjen pas ngjarjeve të fundit, duke filluar nga shpallja “non-grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha te dënimi i ish-kryeprokurorit Llalla. Hapja e dosjes së Gërdecit, 21 janarit si dhe provave të reja për vrasjen e Artan Santosit.

Lidhur me shpalljen “non-grata” të Berishës, thuhet se ish-kryeministri mund të hetohet në Shqipëri lidhur me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe fondeve publike, ndërsa SPAK mund t’i kërkojë informacione zyrtare Amerikës pas deklaratës së bujshme të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img